Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Gazeta10
18 August 2026 - 22:34

Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në vend.

Duke komentuar situatën politike në “Adresa”, Matoshi është shprehur se, sipas tij, ata që e njohin Kurtin e dinë se ai “as nuk është tu u djersit për atë punë, as s’është tu u munu fare me ba president në këtë vend”.

Sipas tij,  Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje.

Në të njëjtën linjë, ai ka kritikuar edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, duke pretenduar se Abdixhiku po i “blen kohë Kurtit” përmes vazhdimit të komunikimit dhe negociatave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.