
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka inkurajuar këtë shtet që të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Blinken, i cili sot po qëndron për vizitë në Shqipëri, kërkon nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.
“Dashuria e vjetër”, Chelsea alarmohet nga shitja e mundshme e KoundesFushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli der…I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim LiciSharon Stone thotë se të jesh një personazh i famshëm kushton: Paguaj afro tre mijë eur…Po bashkëjetonte me një të mitur – arrestohet një person në Rahovec
“Ne mbështesim qëllimin tuaj për t’iu bashkuar BE-së dhe presim bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët evropianë të cilët do ta ndihmojnë Serbinë të përmbushë kriteret për anëtarësim. SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën”, thuhet në mesazhin e Bliknen, transmeton Zëri i Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).