Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Boll pamë skena e përleshje në Kuvend” – Batusha: Boksat në parlament si keni pa kurrë nga VV-ja

Gazeta10
22 Gusht 2023 - 18:41

Deputeti i VV-së, Agon Batusha në emisionin Info 10 ka thënë se ka deputet që në të kaluarën kur kanë qenë ministra kanë shfrytëzu miliona euro.

Sipas tij tani të njejtit po shesin moral si duhet mu luftu korrupsion, raporton Gazeta10.

“Ka deputet që kanë shfrytëzu miliona kur kanë qenë ministra e tash ata vinë dhe sot na shesin moral qysh duhet mu luftu korrupsioni”, tha ai.

Batusha shton se në Kuvend asnjëherë nuk është parë një përleshje fizike nga Vetëvendosja.

“Boll kemi parë skena në Kuvend edhe përleshje fizike, ministri e qiti vetëm një dosje mos me i ra uji kryeministrit që është gjestë normal, por boksat në parlament kurrë si keni parë prej Vetëvendosjes, kontaktin fizik në parlament kurr se kemi tentu”, tha deputeti në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.