Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bora anulon qindra fluturime në Gjermani

Gazeta10
17 January 2024 - 11:02

Reshjet e dendura të borës dhe të shiut në mbarë Gjermaninë më 17 janar kanë shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe të transportit me trena si dhe mbylljen e shkollave.

Në aeroportin në Frankfurt – që është aeroporti më i madh në Gjermani – mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin po ashtu u anuluan.

Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, përderisa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln, po ashtu janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve.

Operatori kombëtar i trenave, Deutsche Bahn, ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë dhe ka njoftuar se maksimumi i shpejtësisë së trenave të tij të shpejtë do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.

Reshjet e shiut në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve, gjë që ka rezultuar në shumë aksidente rrugore mëngjesin e së mërkurës. Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia./REL

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.