Politiko

Branislav Kërstiq flet hapur: Në Veri po bëhet fushatë e ndyrë dhe e pistë nga Beogradi

Gazeta10
19 Janar 2025 - 21:03

Përderisa qytetet tjera në vend janë të mbushura me fushata zgjedhore politike, gazetari serb, Branislav Kërstiq tregoi gjendjen aktuale në pjesën veriore të vendit.

I ftuar sonte në “Politiko” të Kanal10, Kërstiq deklaroi se fushatat zgjedhore po vazhdojnë edhe në veri, mirëpo siaps tij, me presion e shantazhime nga Beogradi.

“Ne e kemi sikur në Prishtinë, një fushatë të brendshme brenda komunitetit. Jemi në një moment kur akterët politik në veri ballafaqohen me shantazhime nga Beogradi”, tha ai, raporton gazeta10.

Tutje Kërstiq mes tjerash, tregoi edhe kushtin që sipas burimeve mediatike Lista Serbe duhet arritur.

“Jemi në pragun e një fushate të ndyrë dhe të pistë sepse nga Beogradi vijnë mesazhe nga mediat në qoftë se Lista Serbe nuk përfiton dhjetë karrika në pushtetin e ardhshëm, do të ndalohen rrogat për ta”, tha Kërstiq. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.