Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Bravo, bravo”, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën e bllokuar në Lushnje

Gazeta10
25 December 2023 - 20:32

Është duke vazhduar puna e ekipeve të shpëtimit në qendrën tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës të Shqipërisë e cila është përfshirë nga flakët sot rreth orës 14:40.

Përveç evakuimit të disa banorëve në ndërtesën sipër kësaj qendre tregtare, disa banorë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar, me ç’rast zjarrfikësit po intervenojnë që t’i nxjerrin jashtë.

Së fundmi, zjarrfikësit kanë arritur ta shpëtojnë njërin prej fëmijëve të bllokuar brenda ndërtesës së mbuluar me tym.

Momenti i shpëtimit është pritur me duartrokitje nga qytetarët që ndodheshin jashtë dhe prisnin me ankth për ndonjë lajm për familjarët e tyre të ngecur brenda ndërtesës.

Gjendja e fëmijës është e mirë, ndërsa po merr ndihmë nga mjekët në ambulancën që ndodhej jashtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.