Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bulliqi ‘akuzon’ kryetarin e Asociacionit të Komunave – ‘Ai paska organizuar bojkotin e kryetarëve”

Gazeta10
22 February 2024 - 21:40

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në një intervistë për një nga mediat, ka deklaruar se takimi i ditës së djeshme i kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, është bërë pa dijeni e AKK-së.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar kryetarin e AKK-së për atë se çfarë ka thënë ai në intervisën e dhënë.

Tutje ai në emisionin “Politiko” në Kanal10 është shprehur ndaj Ibrahim se ai kishte organizuar bojkotin e kryetarëve në këtë takim të cilin është mbajtur ditën e djeshme me kryeministin e vendit.

“Nëse Sazan Ibrahim qëndron mbas kësaj për ti ndaluar kryetarët për të shkuar në takim dhe nga ky deklarim po duket se ky i paska përgaditur dhe e paska bllokuar,nëse individ të caktuar qenkan të involvuar që për me mujt me pengu një takim të rregullt që është takimi i 6-të i Qeverisë”, ka thënë ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.