Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bunjaku-Hysenit: Dil nga dalldia e fitores, puno për të lënë ndonjë gjurmë

Gazeta10
13 November 2022 - 16:06

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka kritikuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, duke i bërë thirrje që t’ia nisë punës në këtë komunë.

Ajo gjithashtu e sugjeroi Hysenin që ta ndërrojë ekipin e tij, ndërsa ia kujtoi atij premtimet gjatë fushatës zgjedhore.

“Kryetar i Gjilanit, nisja seriozisht punën për qeverisjen e komunës. Ndërroje ekipin. Zbato premtimet e shumta, sepse je njëri ndër kryetarët e komunave, me më së shumti premtime në nivel vendi, me mbi 100 premtime. Mandati po të konsumohet. Puno me deputetët e Anamoravës para miratimit të Buxhetit 2023, i caktojmë 5 projekte të mëdha kapitale e t’i shtyjmë përpara. Pavarësisht partive të ndryshme, unë jam e gatshme të adresoj projektet për Gjilanin dhe Anamoravën. Mbi partinë, është Gjilani. Dil nga dalldia e fitores së ngushtë për pak vota. E ke fituar besimin e qytetarëve për të parin e Gjilanit dhe Kuvendin Komunal qytetarët ia besuan LDK-së për t’ju kontrolluar e monitoruar juve në pushtet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.