Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Burgim deri në 15 vjet për rusët që protestojnë për luftën në Ukrainë

Gazeta10
21 September 2022 - 15:19

Prokuroria e Moskës ka thënë se pjesëmarrja në protesta dhe “ngjarje masive” të paligjshme është një vepër e dënueshme që mund të rezultojë me “burgim deri në 15 vjet”, raporton Gazeta10.

Ai ndau mesazhin në Telegram si një paralajmërim i dukshëm për njerëzit që mendojnë të dalin në rrugë këtë mbrëmje për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të tërhequr rezervistë për të luftuar në Ukrainë.

Ndërkohë, kanale të ndryshme Telegram po raportojnë se protestat kundër mobilizimit po fillojnë në Lindjen e Largët të Rusisë. Dhjetë persona mendohet se janë arrestuar tashmë në Irkutsk.

Rusia ka shtypur protestat në muajt e fundit. Projekti i pavarur i medias për të drejtat e njeriut OVD-info vlerëson se 16,437 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.