
Burim Korça, në emisionin Politiko, ka komentuar mënyrën se si partitë politike po e zhvillojnë fushatën zgjedhore dhe intensitetin e aktiviteteve të tyre.
Korça tha se Partia Socialdemokrate aktualisht është në vendin e parë sa i përket propagandës dhe komunikimit publik gjatë fushatës.
“PSD-ja është në vend të parë sa i përket propagandës dhe i ka dhënë një hov të madh asaj që është diskutim publik”, deklaroi ai.
Sipas Korçës, pas PSD-së renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sipas tij ka nisur më intensivisht aktivitetet në terren pas zhvillimeve rreth presidentes.
Ai shtoi se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po zhvillon një fushatë moderne dhe të fokusuar në prezantimin e programit të saj.
“AAK-ja është duke bërë një fushatë shumë moderne dhe pa u marrë me partitë tjera”, tha Korça.
Duke folur për Lëvizja Vetëvendosje, ai tha se deri më tani fokusi kryesor i saj ka qenë mobilizimi i diasporës për regjistrim dhe pjesëmarrje në zgjedhje.
Korça përmendi edhe interesimin e madh të diasporës për procesin zgjedhor, duke theksuar se deri tani janë regjistruar rreth 173 mijë votues.