Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Burrë e grua humbin jetën në bjeshkët e Junikut, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë jep detajet e fundit

Gazeta10
25 December 2023 - 14:50

Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Ai tha se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se “njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”.

“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, tha Nikçi.

Një faqe me emrin “Deçani” shkroi pak më herët në Facebook se ata vdiqën “si pasojë e plasjes së një bombole gazi”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.