Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Burri që u dogj sot në veturë ishte ushtar i UÇK, Zafir Berisha: S’e meritove të largohesh kështu

Gazeta10
25 December 2023 - 13:38

Shefqet Krasniqi nga fshati Jeshkovë e Prizrenit, dyshohet se është vetëvrarë pasi ia vuri flakën veturës së tij derisa ishte brenda.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Zafir Berisha derisa ka theksuar se Krasniqi ishte shembull si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës.

Tutje Berisha lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur si tronditës.

Postimi i plotë i Zafir Berishës:

Prehu në paqe Shefqet Krasniqi

Tronditëse është lajmi për vdekjen tënde o njeri i mirë.

Ishe shembull në këtë botë, si prind, si shokë, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës, nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!

Lamtumir o Qet nga kjo botë…

Nga sot Jeshkova, Vërrini dhe Kosova humbi edhe një burrë që bëri shumë për këtë vend! /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.