Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Buzhala ‘godet’: Edi Rama trajtoi Kosovën dhe Serbinë njëjtë

Gazeta10
23 January 2024 - 21:59

Analisti Viktor Buzhala ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama e ka trajtuar Kosovën edhe Serbinë në mënyrë të njëjtë në kuadër të iniciativave ballkanike.

Buzhala në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Edi Rama është shndërruar në lojtarë të rëndësishëm në iniciativat ballkanike.

“Edi Rama është shndërruar në lojtar ballkanik duke pasur qasje konstruktive gjë që duhet me pas edhe ne. Edi Rama e ka bërë një gabim që i ka trajtuar në mënyrë të njëjtë Kosovën edhe Serbinë. Është dashur me na trajtuar pak më afër”, ka thënë Buzhala.

Në anën tjetër, komentatori politik Driton Lajçi nuk është pajtuar se Edi Rama po e trajton njëjtë Kosovën me Serbinë.

“Unë s’do të doja të jetë e tillë për shkak se një udhëheqës i Shqipërisë… ka që edhe thonë se Shqipërinë e kemi pas nënë, tash e kemi vëlla, e tash te vëllezërit kemi edhe ortakëri, ndarja e pasurisë, ndarja e interesit, do të thotë edhe roli i tij ndryshon”, është shprehur Lajçi.

Buzhala më pas është sqaruar duke thënë se nuk mendon se Edi Rama është anti Kosovë, por sipas tij, ka mundur të trajtojë Kosovën më mirë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.