
Ndeshja kundër Valencias, e vlefshme për xhiron e katërt të La Ligas ishte planifikuar të luhej në Camp Nou, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas mediave spanjolle, punimet në stadiumin e Barcelonës nuk po shkojnë siç ishin planifikuar dhe rikthimi në shtëpi për katalanasit do të shtyhet ende.
Barcelona po planifikon që ndeshjen kundër Valencias me 14 shtator ta luajë në stadiumin e Gironas.
Barcelona ndeshjen e fundit në Camp Nou e kishte luajtur në vitin 2023, ndërsa në dy edicionet e kaluar shtëpia e tyre ka qenë stadium olimpik “Lluis Companys”.
Mbetet të shihet nëse Camp Nou do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.