
Ish diplomati, Blerim Canaj ka deklaruar se qeveria aktuale në vend ka harruar problemet dhe përgjegjësitë e saj.
Canaj, i ftuar në Raport të Kanal 10 tha se vendimi i fundit i BE-së që njeh lëvizjen e lirë të komunitet serb në Kosovë me pasaporta serbe është dështim diplomatik i vendit.
“Sipas BE-së, këndvështrimit të tyre, mund të duket në rregull pasi kushtetuta e vendit lejon dy shtetësi, por në anën tjëter është njëfarë dështimi diplomatik i Kosovës, sepse kjo tregon që nuk kanë arritur ta sqarojnë që këto pasaporta mund të jenë ilegale”, deklaroi ai.
“Sot ne e kemi një qeveri me masa, e cila përderisa Serbia e promovon litiumin këta i promovojnë të korrurat, që nuk është keq por jo gjatë gjithë javës dhe dëshirojnë që njerëzve të caktuar për shembull të iu hedhin pluhur. Qeveria aktualisht po mirret me tema që janë vetëm për konsum të brendshëm dhe i ka harruar problemet të cilat i ka, dhe sikur ka harruar se cila është përgjegjësia e saj”, deklaroi ai. /Gazeta10