Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Çështja e Asociacionit, Gërvalla këmbëngul: Kemi ofruar një dokument, por që nuk i respekton ëndrrat e Vuçiqit

Gazeta10
24 October 2024 - 21:39

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të dërgohet në Kushtetuese vetëm nëse zbatohen marrëveshjet e nënshkruara nga Serbia.

“Një draft i tillë ekziston në Bruksel, të cilin  e kemi treguar gatishmërinë që ta trajtojmë në kuadër të pakos, pra nëse fillon, nëse nënshkruhet edhe marrëveshja e shkurtit 2023, por edhe ajo e marsit e Ohrit 2023. Nëse ato nënshkruhen së bashku me draftin e asociacionit ne mund të punojmë me të, përndryshme nuk lëvizim dot”, ka thënë Gërvalla në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Gërvalla ka theksuar se kanë ofruar që të punojnë në një dokument, i cili do të respektojë nevojat e qytetarëve në veri, porse theksoi se për këtë nuk kanë gjetur gatishmëri.

“Kemi ofruar që të punojmë vetë në një dokument i cili do të respektonte jo ëndrrat e Vuçiqit, por nevojat e qytetarëve në veri”, ka thënë Gërvalla. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.