
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tema e vizave do të diskutohet në një instancë tjetër, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se ajo se çfarë është diskutuar me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë Raporti i Progresit dhe jo vizat.
Ai ka thënë se në këtë raport kanë dalur shumë mirë krahasuar me rajonin.
“Çështja e vizave diskutohet në një instancë tjetër, ajo çfarë kemi diskutuar ne është progresi i Kosovës në Raportin e Progresit edhe sa i përket rajonit Ballkanit jemi shumë mirë, më mirë se shumica. Gjithashtu edhe sa i përket raporteve të mëhershme të progresit jemi shumë më mirë”, është shprehur Kurti. / Gazeta10