
Chelsea dhe Liverpooli ka luajtur baras me rezultat 0-0, në ndeshjen e mbetur të javës së tetë në Premierligë.
Në këtë ballafaqim, të dyja skuadrat kishin raste mjaft të mira shënimi, por që pas 90 minutave lojë, portat mbetën të paprekura.
Në pjesën e parë, rastin më të mirë te “Blutë e Londrës” e kishte Kai Havertz, por goditja e tij u prit nga Alisson Becker.
Ndërkohë, Liverpooli rastin më të mirë në 45 minutat e para e kishte me anë të Fabinhos, por goditja e tij u bllokua në momentin e fundit nga Fofona.
Edhe pjesa e dytë u karakterizua me lojë sulmuese nga të dyja ekipet, por që rezultat mbeti i pandryshuar.
Me këtë barazim, Liverpooli mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 43 pikë, ndërsa Chelsea renditet në pozitën e 11 me 39 pikë të grumbulluara.