
Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Chollet ka falënderuar Kryeministrin maqedonas për organizimin dhe mikpritjen e tyre, me rastin e takimit për dialog mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër, me ndërmjetësim të BE-së.
“Telefonatë e shkëlqyer me PM @DKovachevski për të falënderuar përsëri Maqedoninë e Veriut për udhëheqjen dhe mikpritjen e tyre duke pritur Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Chollet.
Chollet dje tha se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE, pas bisedës telefonike që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, duke e uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta10/
Great phone call with PM @DKovachevski to thank North Macedonia again for their leadership and hospitality hosting the EU-Facilitated Dialogue between Serbia and Kosovo.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 24, 2023