Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çiklistët e Prizrenit akuzojnë komunën për dëmtimin e një shtegu malor

Gazeta10
17 Shtator 2022 - 20:16

Çiklistët e Prizrenit kanë akuzuar Komunën e Prizrenit për dëmtimin e një shtegu malor, raporton Gazeta10.

Ata përmes një njoftimi kanë thënë që kjo kërkesë është realizuar pas 8 viteve e ndërkohë ata kanë mirëmbajtur shtegun me focat e tyre.

Tutje, thuhet se komuna ka lëshuar lajm të rremë lidhur me këtë temë.

Ata kanë thënë se për shkak të vonesës për trajtimin e kësaj teme kanë humbur pjesëmarrje në gara rajonale dhe europiane.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Njoftim!

E verteta qendron ne ate se Drejtoria per Turizem dhe Zhvillim Ekonomik, kane bere te mundur mbas 8 viteve prej kerkesave te sportisteve te qytetit tone ta kemi nje shteg per cikliste malor.

Nga ajo kohe ne si grup dhe si sportist individual nga i gjithe qyteti dhe Kosova kemi bere mirembajtjen, pastrimin dhe rregullimin e shtegut me forcat tona, ne menyre qe ky shteg deri me tani ishte e shfrytezueshme cdo dite.

Reagimi i pare per njoftimin e Komunes mbi prishjen private e kemi bere me 6 Gusht, me qellim te parandalimit te ketij intervenimi.

Kerkoj nga ana e Komunes se Prizrenit qe te mos publikoj lajme te rreme rreth kerkesave tona, sepse ky shteg tani me nuk mund te shfrytezohet aspak, se kesi kerkesa nuk mund te parashtroj asnje organizate e çiklisteve.

Per shkak te kesaj, Komuna e Prizrenit ka humbur mundesine e pjesemarrjes me guidat nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqiperia dhe mbare Evropa.

Shtigjet, parqet nuk jane individuale, jane te qytetareve”, thuhet në llogarinë e 04 Riders. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.