
Në Bërdo afër Kranjës në Slloveni do të mbahet samiti i Procesit të Brdo-Brionit, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor. Në samit në mesin e homologëve nga rajoni e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.
Së bashku me nikoqirin e takimit, presidentin slloven Borut Pahor , pjesë e këtij samiti janë edhe presidentët e Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, Zoran Milanoviq, Milo Gjukanoviq, Stevo Pendarovski dhe Bajram Begaj, anëtarë të Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Milorad Dodik, dhe Zheljko Komshiq dhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq./Gazeta10.