
Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, aktuashisht nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për situatën në veri.
Ajo është shprehur e ashpër me pushtetin për mungesën e kryetarëve të veriut në takimin me ambasadorin e ShBA-së në Zyrën e BE-së në Prishtinë.
“9 Maj 2023, Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E. Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale. Ku jeni nisë more kështu?! Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim. Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov. Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë”, është shprehur Citaku.