
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me Bekim Çollakun janë në Strasburg, raporton Gazeta10.
Nga atje, Çitaku ka thënë se nuk do të rishkruhet historia.
Dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Hashim Thaçit janë sot në Strasburg ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbajë fjalim historik në Këshillin e Europës ku do të kërkojë rishkrimin e Raportit të Dick Martyt.
Këtu keni statusin e plotë:
“Sot në Strasburg, bashkë me Bekimin.
#Nukrishkruhethistoria”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10