Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çitaku: Nëse dikush pret që të gjuajmë gurë e gaz lotsjellës institucionet, do të presë shumë gjatë

Gazeta10
11 January 2023 - 11:58

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në një konferencë për medie, tha se asnjëherë kjo parti nuk do të gjuajë me gurë dhe gaz lotsjellës në institucione siç u shpreh se i kanë ndërtuar vet, raporton Gazeta10.

Ajo shtoi se Kosovës i është imponuar një model i opozitë-bërjes, që sipas saj, ka përdorur instrumente jopolitike.

“Nëse dikush pret që PDK-ja të gjuajë me gurë dhe gaz lotsjellës në institucionet që i kemi ndërtuar vet, paska me prit shumë gjatë”.

“Për një kohë shumë të gjatë Kosovës i është imponuar një model i caktuar i opozitë-bërjes, i cili shpeshherë në masë të madhe ka përdorur edhe instrument jopolitikë”.

Çitaku edhe ka folur për publikimin e videos nga VV-ja, ku opozita u akuzua për hajni e zhvatje.

Sipas saj, Qeveria do të duhej të prodhonte video për suksese, duke e quajtur për keqardhje publikimin e saj.

“Sinqerisht për keqardhje, një parti e cila tash e dy vite qeverisje me Kosovën, është reduktuar me një version të dobët propagandistik”.

“Një parti në Qeveri do të duhej të prodhohej video për suksese. Sot nuk ka njohje, nuk ka sovranitet në veri, pra lista e dështimeve është shumë e gjatë fatkeqësisht”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.