
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për siç thotë ajo, po i ikë dialogut social me sindikatat.
Ajo ka thënë se gjatë qeverisjeve të kaluara kur PDK-ja sa ka udhëhequr me institucionet, ishte dialoguar me sindikalistët, madje janë munduar edhe të gjejnë kompromis me ta, shkruan Gazeta10.
“Kemi një përjashtim të dialogut social si instrument i politikëbërjes. Kryeministri nuk komunikon me msuesit, me arsimtarët e bujqit. Ne i kemi dëgjuar. Ka pas greva edhe në qeverisjen tonë. Ne jemi munduar të bëjmë kompromis. Gjërat duhen çuar përpara. Duhet të ketë më shumë dëshirë e vullnet për komunikim. Jo arrogancë e nënshtrim për bashkëpunim. Kryeministri s’po do bashkëpunim as me sindikata as me askënd”, tha Çitaku në Prime Time. /Gazeta10