Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku për takimin Kurti – Jasharaj: Më mirë vonë se kurrë, kthjellu kryeministër

Gazeta10
12 September 2022 - 22:32

Vlora Çitaku – Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka përshëndetur takimin e nesërm mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Këshillit Grevist të BSPK-së.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur “dramë të panevojshme, por që më mirë vonë se kurrë”, transmeton Gazeta10.

“Takimi i paraparë mes Kryeministrit dhe Kryesindikalistit Jasharaj është i mirëseardhur. Në demokraci duhet bërë kompromis edhe nëse ke të drejtë 100%. Sot Kryeministri e takoi dhe e nderoi z. Faith, të cilin para pak vitesh e kishte quajtur kolonizator. Ma mirë vonë se kurrë. Kthjellu, Kryeministër”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.