
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka theksuar se raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes.
Sipas saj çfarëdolloj mospajtimi të ketë me aleatët duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik, raporton Gazeta10.
“Aleancat duhen mirëmbajtur e ushqyer vazhdimisht. Tani jetojmë në epokën e ndërvarësisë dhe aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”./Gazeta10