Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Çka dreqin ju solli këtu” – Von Cramon shpjegon situatën e sikletshme me Policinë e Kosovës (Video)

Gazeta10
29 May 2023 - 12:17

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka ftuar deputetët e Kosovës që të vizitojnë veriun pas akuzave ndaj saj për pyetjen që ua bëri dje Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës se “Çfarë dreqin po bëjnë aty”.

Von Cramon nga Prishtina tha se nuk sheh rrezik të situatës në komunat e veriut, derisa policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë atje me të gjitha makineritë e saj, raporton Gazeta10.

“Për pyetjen për  policin, unë do të thoja që atje nuk shoh rrezik. Por, megjithatë aty janë njësitet speicale të Policisë së Kosovës, me të gjitha mjetet. Unë e kam pyetur policinë a është ajo çka ndjen që po bën. E kuptoj dhe politikën rreth kësaj. Deputetët që më kanë akuzuar, më mirë të shkojnë të vizitojnë komunat veriore.”, tha von Cramon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.