
Shkruan: Diar Kutllovci
Së pari fillojmë me pyetjën se pse në Gjermani futbolli është sporti më i popullarizuar?
Futbolli në Gjermani është i popullarizuar për shkak se luhet futboll i bukur, ka mesataren më të
lart të tifozëve në ndeshje, çmime të ulta të biletave dhe kulturë të shkëlqyer tifozësh dhe në
krejt këtë popullarizimin një ndër faktorët kryesor është rregulli 50+1.
Rregulli 50+1 është një term jozyrtar që përdoret për t’iu referuar një klauzole në rregulloret e
Deutsche Fußball-Liga, Me pak fjalë, kjo do të thotë që klubet dhe TIFOZËT mbajnë shumicën e
të drejtave të tyre të votës. Sipas rregullave të Ligës Gjermane të Futbollit [DFL], klubet e
futbollit nuk do të lejohen të luajnë në Bundesligë nëse investitorët kanë më shumë se 49 për
qind të aksioneve.
Përpara vitit 1998, klubet e futbollit në Gjermani zotëroheshin ekskluzivisht nga anëtarët e
shoqatës, por kjo ndryshoj me një vendim të Federatës Gjermane të futbollit në tetor 1998 ku i
lejoj klubet të konvertohën në kompani publikë ose private, megjithatë rregulli 50+1 kërkon që
klubi të zotrojë të paktën 50% +1 aksion shtesë që të siguroj anëtarët se kan shumicën e votave.
Ka pasur edhe përjashtime kur një pronar ose kompani ka financuar një klub për një periudh të
gjatë kohore, ky përjashtim zbatohet për Bayer Leverkusen(në pronësi të kompanisë
farmaceutike Bayer) dhe VfL Wolfsburg (në pronësi të prodhuesit të automobilave Volkswagen)
sepse ato kanë qenë në pronësi të këtyre kompanive që nga fillimet e saja.
Kritika ka pasur edhe kur pronari i Hannover 96 Martin Kind paraqiti një mocion për të ndryshuar
rregullin 50+1 por u refuzua me 32 nga 36 klube që votuan kundër propozimit, por ky rregull
është vënë në pikëpytje për shkak të rritjës së shpejtë të RB Leipzig, edhe pse teorikisht është e
mundur të bëheni një anëtar me të drejtë vote në shoqatë, RB Leipzig rezervon të drejtën të
refuzojë çdo kërkesë për anëtarësim pa përmendur një arsye RB Leipzig ka vetëm një pjesë të
vogël të anëtarëve, shumica e të cilëve janë agjentë të Red Bull GmbH.
Në përgjithësi ky rregull është mjaft i dobishëm dhe mendoj se duhet të fillojë të zbatohet në çdo
ligë në botën futbollit.