
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi përmes një video i është përgjigjur video-mesazhit nga Lëvizja Vetëvendosje të publikuar një ditë më parë e cila godiste kundërshtarët e saj politik, raporton Gazeta10.
“ Çka ka e çka s’ka, në të vërtetë, u mundova me e bë video-n më shkurt, por ja që shumë gjana kanë ndodhë e shumë të tjera s’kanë ndodhë këto dy vite”, ka shkruar ai.
Në video Krasniqi përmend disa punësime partiake të Lëvizjes Vetëvendosje, gjendjen në veriun e Kosovës, ikjen e popullsisë,
Tutje Krasniqi e përmend edhe rastin ndaj ambasadorit Martin Berishaj i cili akuzohet se ka marrë para nga një kompani serbe.
Po ashtu ai ka thënë se çdo bord në ndërmarrje publike është përvetësuar nga LVV-ja./Gazeta10