
Gazetari Ardian Çollaku ka vlerësuar se çështja e dinarit nga Qeveria mund të përdorët edhe si veprim elektoral nga ana e Kryeministri Kurti.
Çollaku në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, veprimin për ndaljen e dinarit e ka quajtur të drejtë, mirëpo ka ngritur dilemat nëse ky veprim po merret ne kohën e duhur.
“Veprimi është i drejtë, mirëpo ideja është se a është marrë në kohën e duhur, sepse ne e dimë që faktori ndërkombëtarë po insiston të përmbyllët një marrëveshje. Mirëpo Kurti me këtë veprim nuk po dëshiron që të përmbyll marrëveshjen me Serbi. Në kuptimin që të fillojë zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Çollaku.
Sipas tij, veprim elektoral “dinari” është parapërgatitje për zgjedhje.
“Ndoshta i duhet si një temë e fort që mund ta ngitë në opinion publik dhe në elektorat”, është shprehur Çollaku. /GAZETA10/