Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Adrian Çollaku ka komentuar sloganet e partive të ndryshme politike në vend për zgjedhjet e shkurtit.
Çollaku ka thënë se slogani i Lëvizjes Vetëvendosje nuk përbën ndonjë risi.
“VV-ja pak a shumë e ka idenë e njëjtë. Atë të kalumen e kanë pas ‘krejt dhe drejt’. S’mu dok naj kreativitet”, ka thënë Çollaku.
Por ndryshe, Çollaku i ka komentuar sloganet e partive të tjera politike.
“PDK-ja ma mirë. Tash këta po dojnë me u tregu pragmatistë. LDK-ja po e kërkon këtë ndryshimin. Na e dijmë që në zgjedhjet e fundit kanë rënë më së shumti. Përmes këtij slogani po synojnë ta rikthejnë votën. Haradinaj e përdor këtë çështjen ushtarake dhe e ka sens”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/