Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dardan Krivaqa del para Gjykatës

Gazeta10
11 Qershor 2024 - 10:56

Ka nisur seanca e rigjykimit të, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Këta të fundit janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Dy të akuzuarit e bënë pasi që palët në procedurë hoqën dorë nga leximi i aktakuzës.

“Nuk e pranoj fajësinë, nuk e pranoj aktakuzën e prokurorit”, deklaroi Krivaqa.

Kujtojmë se në aktakuzën ndaj Dardan Krivaqa thuhet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.