Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dardan Molliqaj: Opozita të mos hyjë në pazare me Kurtin, të ofrojë alternativa të qarta

Gazeta10
18 May 2026 - 22:03

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në Politiko tha se qytetarëve duhet t’u prezantohen oferta të qarta politike dhe jo  rikthim i negociatave me kryeministrin Albin Kurti pas zgjedhjeve.

Molliqaj tha se partitë opozitare si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë pasur mundësi të ofrojnë alternativa të tjera qeverisëse, por sipas tij kanë ndjekur logjikën e përfitimeve politike.

“Qytetarë të Republikës, nëse na votoni neve, këto janë ofertat. Ne kemi propozu një lloj qeverie me këtë mandat. LDK, PDK kanë mundur me propozu diçka tjetër, po me ja bë të qartë. Pse me shku në zgjedhje me negociu me Kurtin përsëri?”, tha Molliqaj në Politiko.

Ai shtoi se, një pjesë e opozitës ka llogaritur në përçarje brenda pushtetit për të fituar më shumë poste, por kjo, sipas Molliqajt, nuk e ndryshon realitetin politik.

“Sepse këta menduan se kur të prishet Vjosa me Albinin zvogëlohet Albini e rriten këta, e pas kësaj ne marrim pak më shumë… prej 4 ministrive e zv.kryeministrit, eventualisht edhe kryeparlamentarin dhe presidentin”, tha ai.

Molliqaj theksoi se,  Partia Socialdemokrate është e vetmja forcë politike që do të mbetet në opozitë të qartë, duke parashikuar fitore të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje.

“Ata votuesit e opozitës që janë të shqetësuar në fushatën tonë, unë ua njoh shqetësimin… i vetmi grup politik që do të jetë opozitë, se qartazi Kurti do të fitojë… dilema është vetëm a do të qeverisë vetë apo me LDK ose PDK”, deklaroi Molliqaj.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/YuRgLd2hYN8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.