Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Darka e Kurtit/ Limaj: Lojë e Kurtit, mirë që s’ra e gjithë opozita

Gazeta10
06 Qershor 2024 - 22:05

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar edhe thirrjen nga kryeministri Kurti për tu takuar me partitë opozitare.

Ai ka thënë se thirrja e tij në darkë ka qenë lojë dhe mirë që nuk ka rënë e tërë opozita, raporton Gazeta10.

“Në fund më vie mirë që një pjesë e opozitës nuk ka rënë në lojën e Kurtit, Kosova është në vitin zgjedhor, presidentja nga shtatori mund ti fton partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve, dhe jemi duke folur për një muaj e gjysmë dy prandaj ka qenë një lojë e tij”, tha ai në Kanal10.

Limaj shton se kjo mund të jetë edhe një lojë e përbashkët me interesa të përbashkëta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.