Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dashevci: Ende ka copëza kriminale që edhe në të ardhmen do tentojnë destabilizimin e veriut të vendit

Gazeta10
22 July 2024 - 17:50

Arbën Dashevci, ekspert i sigurisë, i ftuar në emsionin Raport të Kanal 10 deklaroi se sulmet e tilla, sikurse që ishte ai i së dielës, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Sipas tij, kjo si shkak i atyre që nuk duan ta shohin Kosovën si shtet dhe republikë e pavarur, raporton gazeta10.

“Edhe dje tentuan që ta tensionojnë situatën në republikën e Kosovës, në këtë rast në liqenin e Ujmanit por ishte e destinuar të dështoj. Ju e pat reagimin e Policisë, ku u basitis një shtëpi në mbrëmje pra në aspektin e sigurisë sipas këndvështrimit tim, duk e parë që ende ka copëza kriminale që nuk ia duan të mirën republikës së Kosovës, kanë tentuar,tentojnë ma merr mendja se edhe dotentojnë që ta mbajnë në të ardhmen nën tension këtë pjesë të republikës së Kosovës, sepse nuk është në interesin e tyre që kjo republikë dhe shtet i pavarur të përparoj”, deklaroi ai.

Ndërkaq se a kanë ndikuar sulmet në zbrazjen e vizitorëve në atë liqen, Dashevci tha se Ujmani frekuentohet më së shumti gjatë ditëve të fundjavës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.