
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci është shprehur optimist se udhëheqësit i grupit kriminel të Banjskës, Milan Radoiçiq do i tërhiqet vërejtja për të mos destabilizuar republikën e Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai në emisionin Raport të Kanal 10. tha se presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për dorëzimin e tij duhet të vazhdoj.
“ShBA-të e kanë cekur qartë që ai kriminel duhet të dorëzohet, edhe disa shtete të BE-së e kanë kërkuar këtë qartazi se ky kryekriminel duhet të shkoj atje ku e ka vendin sepse e ka pranuar tashmë që ka sulmuar republikën e Kosovës dhe mebtet ky presion në kontinuitet ndaj Serbisë që të dorëzohet ai serpse dihet që në katër komunat veriroe prej kur i ka lëshuar ai dihet se është një qetësi e paparë”, tha ai.
Ndërkaq Dashevci vizitën e presidentes Osmani në ShBA, ku po vazhdon të takoj zyrtarë të lartë amerikan e quajti si të drejtë që i përket një komandateje supreme ushtarake.
“Presidentja Osmani ëhstë komandante superme e FSK-së dhe është shumë e drejtë që po na përfaqëson atje. Unë arrita t’i ndëgjoj 10 pjesmarrës të shteteve në at samit ku të gjithë ishin kompakt asaj që demokracia duhet të mbrohet, e që ëhstë një lajm i mirë për Kosovën në aspketin gjeopolitik se sa i rëndësishëm është NATO për Ballkanin”.
“Sipas mendimit tim jam optimist se atij do t’i tërhiqet vërejtja që mos të tentoj të destabilizoj republikën e Kosovës, apo të mos tentoj më asesi një Banjskë të dytë në republikën e Kosovës”, përfundoi Dashevci.