
Daut Haradinaj ka folur me superlativa për Ardian Gjini në emisionin “Politiko”, duke thënë se ai është një figurë e dëshmuar politike dhe një ndër njerëzit më të përkushtuar në skenën politike në Kosovë.
Haradinaj deklaroi se kandidimi i Gjinit mbështetet plotësisht nga strukturat e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe se ai përfaqëson një model serioz të udhëheqjes.
“Ardian Gjini është një figurë që njihet shumë mirë në Kosovë. Ka qenë ndër deputetët më të vlerësuar ndër vite dhe me punën e tij e ka transformuar skajshmërisht Gjakovën”, deklaroi Haradinaj.
Ai tha se fushata e AAK-së tashmë është më e shtrirë dhe më afër qytetarëve, derisa shtoi se secili kandidat po jep maksimumin në prezantimin e ideve të veta.
Sipas Haradinajt, Gjini nuk është figurë e zhurmshme politike apo demagog, por një njeri i përkushtuar ndaj punës dhe përgjegjësive.
“Nëse qytetarët i japin mundësinë, Ardian Gjini ashtu siç e ka transformuar Gjakovën, mund t’i japë Kosovës një qeveri të mirë”, u shpreh ai.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.