
Saga e Frenkie De Jong po vazhdon edhe në ditët përfundimtare të afatit kalimtar veror, shkruan Gazeta10.
Sipas raportimeve të fundit, mesfushori holandez dëshiron përfundimisht të qëndrojë te Barcelona, por nuk ka pranuar që ta ulë pagën e tij.
Frenkie de Jong, traveling to London as he will be on holiday after some days off decided by Xavi – it’s not transfer related, no changes about his situation. 🛩🇬🇧 #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 29, 2022
No talks with Liverpool: Frenkie has different plans, focused on staying at Barça but not open to salary cut. pic.twitter.com/7acaQTkVTi
De Jong ishte i lidhur gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm nga Barcelona, pasi paga e tij e lartë paraqistë problem për ekipin katalunas.
Ekipet angleze si Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli ishin të interesuara ta transferonin holandezin, por ishte vetë De Jong që insistonte të qëndronte te Barcelona.
Gjatë ditës së hënë, De Jong është parë duke udhëtuar në Londër, por ky udhëtim është vetëm në kuadër të një pushimi të shkurtër që i ka dhënë skuadrës trajneri, Xavi Hernandez, e jo për një transferim të mundshëm në Angli.
BOOM!
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) August 29, 2022
Chiringuito caught Frankie De Jong flying London.
Chelsea or Manchester United? pic.twitter.com/F5W2tdVS3j
24-vjeçari është pjesë e skuadrës së Barcelonës që nga viti 2019, ku u transferua nga Ajaxi për shumën e 75 milionë eurove.
De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro. /Gazeta10/