
Në emisionin Adresa u zhvillua një debat i ashper mes kandidates për deputete nga PDK, Blerta Deliut dhe Blerim Gashit, ku u diskutua për gjendjen ekonomike në vend, raportet ndërkombëtare dhe nivelin e varfërisë në Kosovë.
Debati u ndez pas deklarimeve të Deliut, e cila iu referua të dhënave të fundit ndërkombëtare, duke përmendur raportime që e rendisin Kosovën ndër vendet më të varfra në Evropë, si dhe rritjen e papunësisë për rreth 1%.
“Nëse flasim për të dhëna të organizatave kredibile ndërkombëtare, ato po thonë se Kosova është në gjendje të vështirë. Papunësia është rritur për 1%,” tha Deliu.
Në anën tjetër, Blerim Gashi kritikoi interpretimin e këtyre të dhënave, duke e konsideruar të padrejtë ndërtimin e narrativave politike mbi këtë bazë.
“Oj Blertë, po me juve na kemi ngrënë me lugë të dukatit që tash na e paskeni varfëruar. Mundesh me jap kritikë, por jo me ndërtu mbi këtë premisë,” u shpreh ai.
Deliu u përgjigj duke theksuar se qëndrimet e saj bazohen në raportime të organizatave ndërkombëtare dhe jo në vlerësime politike.
“Unë po flas për atë që kanë deklaruar organizata kredibile ndërkombëtare që po thonë se si Kosovë jemi keq,” tha ajo.
Ndërkohë, Gashi e vazhdoi replikën duke vënë në pikëpyetje krahasimet me periudhat e mëparshme të qeverisjes.
“Nëse kemi qenë mirë kur e keni pas ju, atëherë ky është problemi këtu,” shtoi ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/hozFwM6AAiI