
Një debat i ashpër është zhvilluar mes komentatorëve politik në studion e “Politikos”.
Halil Matoshi dhe Blerim Gashi kanë debatuar ashpër për çështjen e veriut.
“U çliru në 99-tën, nuk janë çliru sot, mos bëni hajgare me këtë popull, në kufi në veri ende i ke amerikanët. Qysh nuk skuqesh ti teksa tregon përralla këtu Amerika ta ruan shpinën atje”, ka thënë Matoshi.
“Kënd e rrahke shpulla Radojçiqi mbrapa shpinës së Amerikës në Zveçanë, u kanë kryetarë partie, me kë e festojke ditëlindjen”, ka qenë kundërpërgjigjja e Gashit.
“Nuk ka huqje me të madhe politike në Kosovës sesa veriu”, ka insistuar Matoshi. /Gazeta10/
Për më shumë ndiqeni debatin: