Gazeta10

Debat i zjarrtë në Britani, lordët fajësojnë Vuçiqin për veriun

Raporti: Kanal 10

Veçmas Dhoma e Lordëve u interesua për pozicionin e qeverisë britanike në gjithë këtë situatë të përplasjeve mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it.

Sekretari i Shtetit, Lordi Ahmad tha se Britania po e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe është në koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në.

“Ne jemi duke punuar afërsisht me partnerët ndërkombëtarë për të de-eskaluar situatën në veriun e Kosovës dhe inkurajuar për tu kthyer në dialog. Lord Peach vizitoi Kosovën së fundi ku u takua me liderët politikë atje, komandantin e KFOR-it dhe figura tjer dhe ritheksoi përkushtimin tonë për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”.

Por kjo përgjigje nuk i pëlqeu propozueses së këtij debati, duke pyetur sërish pse SHBA dhe BE kanë vendosur t’i vënë sanksione Kosovës dhe ta amnistojnë Vuciqin në këtë situatë.

Por pyetjet e lordëve kanë vazhduar edhe më tej vecmas nëse do ta mbështesë Britania apikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës? 

Megjithatë, deputetja britanike, Alicia Kearns që e mbështetë Kosovën ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Serbisë

“Javën e kaluar kryetarët e zgjedhur kërkuan ti ushtrojnë detyrat e tyre, në mënyrë shumë paqësore por u kthyen në të dhunshme për shkak të dhunës së orkestruar përreth ndërtesave komunale. Vetëm ta mendoni nëse në Britani të ndodhte dhe ti thonim dikujt që ka fituar mandatin, shko puno prej shtëpisë. Ne kemi parë në fund një dhunë të orkestruar nga Beogradi dhe milicia e armatosur ndaj KFOR_it dhe policëve”

Trazirat e fundit në veri kanë provokuar një varg reagimesh ndërkombëtare që po e kritikojnë qeverinë kosovare për ndërhyrjen e njëanshme në komunat veriore.

Protestuesit serbë vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave komunale.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej