
Dy panelistët Krenar Shala e Artan Demhasaj, kanë zhvilluar debat sonte në emisionin “Adresa”, duke diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe protestën e zhvilluar në Prishtinë.
“Na ka hyrë virusi edhe po tuten, po shpërbëhen. Të paktën qikjo protestë po na mban bashkë, të mos biem poshtë”, ka thënë Shala.
Demhasaj e ka kundërshtuar këtë vlerësim, duke e pyetur: “Kush e ka atë përshtypje?”
Shala është përgjigjur duke thënë se bëhet fjalë për mendimet e Vetëvendosjes, rreth PDK-së dhe Aleancës duke iu referuar qëndrimeve të tyre dhe pjesëmarrjes në protestë.
Debati është zhvilluar edhe rreth figurave publike që kanë marrë pjesë në protestë. Demhasaj ka thënë se në mesin e pjesëmarrësve janë persona publikë që, sipas tij, përcjellin narrativa të caktuara.
“Figurat që dalin aty janë njerëz që bëjnë narracione, janë njerëz VIP të shoqërisë kosovare, gazetarë…”, ka deklaruar Demhasaj.
Në debat është përmendur edhe mungesa e familjes Jashari në protestë.
“Pse s’po del familja Jashari, pse…?”, ka pyetur Shala.
Demhasaj i është përgjigjur: “Shko pyeti ata, e shko pyete edhe Albin Kurtin pse s’del”, duke e kthyer diskutimin te pjesëmarrja e figurave dhe familjeve të njohura në zhvillimet e fundit politike.