
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se në kuadër të debatit për shëndetësinë në që po zhvillohet aktualisht në Kuvendin e Kosovës, asnjë akter i rëndësishëm duke iu referuar kabinetit të ministrave, nuk ka ardhur, raporton Gazeta10.
Hoxha ka thënë se kjo tregon për fokusin e tyre në këtë drejtim.
Më tej, Hoxha ka thënë se deputetet tashmë po flasin me njëri-tjetrin dhe se kjo është e turpshme.
Hoxha ka thënë përmendur edhe problemet me të cilat përballet sektori i shëndetësisë në vend.
Këtu keni postimin e plotë:
“Pamje nga Kuvendi i Kosovës.
Debati për shëndetësinë nga PDK.
Asnjë akter qeveritar nuk e ka pa të rëndësishëm dhe nuk ka ardhë.
Kaq për fokusin e tyre në këtë lëmi.
Deputetët po flasin me njani – tjetrin.
Turp.
Atje jashtë tash e dy muaj nuk ka ministër të shëndetësisë. Shumica e posteve menaxhuese janë me ushtrues detyre.
Nuk ka material shpenzues, nuk ka as barna esenciale, lista e pritjes për një shërbim është e gjatë….etj, etj, etj…
E si përfundim nuk ka as VËMENDJE.”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10