Politiko

Dedushaj për rikthimin e Trump: Lajm i mirë për shqiptarët dhe serbët, dy palët duhet të arrijnë një marrëveshje

Gazeta10
19 Janar 2025 - 21:56

Derisa në “Politiko” të Kanal10 po flitet rreth rikthimit të Donald Trump në krye të administratës, në linjë direkt nga Amerika është inkuadruar lobuesi shqiptaro-amerikan, Naim Dedushaj.

Ai e e quajti lajm të mirë dhe mundësi të re për Kosovën dhe Serbinë, raporton gazeta10.

Dedushaj tha se ardhja e Trump mund të dërgoj në një arritje marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

“Unë po mendoj se ardhja e Trumpit në pushtet është lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. Por mund të jetë edhe për serbët sepse të dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje dhe të ndalen njëherë e përgjithmonë me  këto probleme”, tha ai mes tjerash. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.