Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklarata e Osmanit- A e pranoi publikisht se ia dha datën e zgjedhjeve Kurtit?

Gazeta10
09 March 2026 - 22:22

Presidentja Vjosa Osmani, ka dhënë intervistën e parë pas prishjes së raporteve me kryeministrin Albin Kurti. Në këtë intervistë ajo ka hedhur akuza ndaj tij, duke e cilësuar si tradhtar.

Megjithatë, Osmani ka bërë edhe një deklaratë lidhur me rolin e saj si presidente. Ndonëse data e zgjedhjeve duhet të caktohet në përputhje me interesin e qytetarëve dhe të shtetit, Osmani deklaroi se ia kishte dhënë këtë datë Albin Kurtit.

“A ja paskam organizuar unë pas shtatorit puçin zorit Kurtit duke ja dhënë datën 28 dhjetor a??, Duke ja hequr masat Kosovës? Duke i sjell Kosovës njohje? Duke i vizituar komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje? Duke pritu diasporën e Kosovës ja pasna organizuar puqin a???”, deklaroi Osmani.

Ajo i bëri këto komente duke reaguar ndaj pretendimeve se ajo dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kishin biseduar për organizimin e një “puçi” ndaj kryeministrit.

“Kur aleatja më e fuqishme e tyre trajtohet kështu, llogaritni të tjerët. Është për keqardhje që bëhen akuza të tilla dhe madje thirrje për pushkatimin e presidentes”, tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.