Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Del në video duke shtënë me kallashnikov, policia e arreston të dyshuarin

Gazeta10
18 January 2023 - 17:28

Sot një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi i njëjti dyshohet se në natën e vitit të ri ka shtënë me kallashnikov në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë.

Të njëjtit i është konfiskuar arma së bashku me një fishek dhe një karikator.

Ndaj tij është iniciuar rasti, hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Prishtinë 18 janar 2023 – Në kuadër të punës parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Si rrjedhojë e hetimit të rastit të datës 01.01.2023, me ç’ rast në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë, një i dyshuar shihet në video xhirime duke shtënë me armë automatike, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit si dhe gjetja e armës.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar:

Një armë automatike AK 47,Një copë fishek, si dhe një karrikator.

I dyshuari;

E. K, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.