
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka dal në mbrojtje deputetes Saranda Bogujevci, pas linçimit publik që iu bë sot pas deklaratës së i beson shkencës dhe ka vendosur të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë, raporton Gazeta10.
Deliu-Kodra ka thënë se dënon linçimet, stigmatizimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci duke thënë se është e drejtë e njeriut të ketë mendim dhe bindje tjetër.
“Dënoj linçimet, stigmatizimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci, vetëm se shprehi publikisht përzgjedhjen e saj private. Është e drejtë e njeriut, e drejtë e lirisë së individit, sikurse është e drejtë e tjetrit/rës të ketë tjetër mendim dhe bindje. Republika e Kosovës është vend i lirë, bashkëkohor, pluralist, demokraci liberale, shtet për të gjithë.”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Deputetja e PDK-së ka përmendur edhe linçimet publike ndaj bashkëpartiakes së saj, Ganimete Musliut duke thënë thënë se linçimet e tilla janë sulme kundër vlerave të shtetit të Kosovës.
Megjithatë ajo ka ndryshuar disa herë shkrimin e saj në Facebook, duke hequr edhe pjesën ku flet për vlerat e Republikës së Kosovës./Gazeta10/Gazeta10