
Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu është takuar edhe me ambasadorin e Libisë në Portugali, Saad A. A. Erhayem, raporton Gazeta10.
Kryeziu përmes postimit në Facebook njoftoi që edhe shteti i Libisë nuk e ka ndryshuar pozicionin në raport me njohjen e Kosovës.
I pyetur nëse MPJ e Libisë mund t’i demantoi këto deklarata, tha se tani do të kemi një qeveri transitore e cila do të përgatiste zgjedhjet nacionale pasi dy grupacionet më të mëdha politike javën e kaluar nuk arritën një marrëveshje përfundimtare për zgjedhjet kombëtare./Gazeta10