
Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj i cili në zgjedhjet e 9-të shkurtit ishte edhe kandidat për deputet, ka deklaruar se KQZ ka dështuar komplet në mbarëvajten e procesit zgjedhor.
Sipas tij, ka shembuj në plotë komuna se kishte raste të shumta manipulimi.
“Ke pas në Kamenicë e komuna tjera dyshime e kjo tregon se këto zgjedhje kanë qenë shumë lehtë të manipuluara. KQZ-ja ka dështuar me krejt mekanizmat e saj”, tha ai në Politiko.